Kurti: Ndaj Grenellit duhet të veprojmë siç vepruam ndaj ambasadorit Gelbard, ta kundërshtojmë njëzëri

Kurti: Ndaj Grenellit duhet të veprojmë siç vepruam ndaj ambasadorit Gelbard, ta kundërshtojmë njëzëri

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se ndaj Richard Grenellit, të dërguarit të posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi nga presidenti Donald Trump, duhet të veprohet si ndaj ambasadorit Gelbard në vitin 1998.

Kurti ka thënë se Grenelli duhet të kundërshtohet njëzëri, transmeton Telegrafi.

“Sa i përket të dërguarit të posaçëm Grenell, meqenëse ai ka thënë se Kosova duhet ta heqë reciprocitetin me Serbinë, mendoj se duhet të veprojmë me të njësoj siç vepruam me ambasadorin Gelbard kur në 1998 tha se UÇK-ja është terroriste, pra ta kundërshtojmë njëzëri, në mënyrë që ta kuptojë se kjo qasje është e papranueshme për ne. Asokohe kundërshtimi ynë bëri që Gelbard të zëvendësohet nga Holbrooke, pra, ia pamë hajrin kundërshtimit. Edhe sot na duhet që Richard Grenell të zëvendësohet me një Richard Holbrooke të ri”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Po ashtu, kreu i LVV-së, Albin Kurti ka njoftuar se ka refuzuar të marrë pjesë në një takim virtual të përbashkët me krerët e institucioneve shtetërorë e të partive politike në Kosovë.

Kurti ka thënë se ftesën po e refuzon shkaku i presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit Avdullah Hoti. /Telegrafi/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

code