December 23, 2020 By mesazhi.online 0

Milaim Zeka ju “befason”: Kjo parti i fiton zgjedhjet e reja

Gazetari Milaim Zeka ka folur pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e Qeverisë Hoti, raporton Gazeta Blic.

Ai tha se nuk ka gjasa që zgjedhjet të mbahen brenda 40 ditësh.Zeka ndër të tjera ka theksuar se për shkak të procedurave, dhe miratimit të buxhetit dhe përgatitjeve të KQZ-së, zgjedhjet do të mbahen në pranverë.

Ai në Kanal 10 tha se do të ketë grupime kundër Vetëvendosjes.

Sipas tij, Nisma do t’i bashkohet PDK-së, derisa tha se edhe AAK do të duhet të hyjë në koalicion parazgjedhor.Ai ka parashikuar rezultatin e zgjedhjeve të reja.

Zeka tha se VV do t’i fitojë zgjedhjet, PDK e dyta.