Ministria e Arsimit tregon procedurën se si duhet aplikuar për bursa në nivelet Bachelor e Master

Ministria e Arsimit tregon procedurën se si duhet aplikuar për bursa në nivelet Bachelor e Master

Ministria e Arsimit dhe Shkencës përmes një komunikate ka sqaruar studentët të cilët kanë aplikuar për të marrë bursat universitare që ndahen cdo vit, se kësaj radhe ndonësë iu ishte kërkuar që dokumentet të dërgohen në formë elektronike, jo të gjitha universitetet kanë dërguar dokumentacionin e kompletuar.

Andaj siç sqaron MASh gjatë të hënës më 24 gusht, do të takohet sërish Komisioni brenda Ministrisëe për të shqyrtuar dokumentacionin e kompletuar të të gjitha universiteteve publike dhe të përfundojë këtë proces.

Sqarimi i plotë:

SQARIM

Ministria e Arsimit dhe Shkencës sqaron studentët e universiteteve publike dhe opinionin e gjerë se:

MASh ka hapur konkursin për ndarjen e bursave për studentët elitarë të universiteteve publike të niveleve Baçelor dhe Master për vitin akademik 2019-2020 dhe duke marrë parasysh rrethanat e shkaktuara nga pandemia COVID-19, MASh vendosi që aplikimi për këtë vit të bëhet përmes Sistemit Elektronik për Menaxhimin e Studentëve të Universiteteve publike. Pra, studentët është dashur të aplikojnë në institucionet ku ata studiojnë.

Ndërkohë, rezultatet e përfituesve të bursave ende nuk janë publikuar nga MASh, për arsye se, Komisioni për ndarjen e bursave për vitin akademik 2019/2020 i MASh ka konstatuar se një pjesë e listave të dërguara nga universitetet publike (respektivisht Universiteti i Prishtinës dhe Universiteti i Gjakovës), nuk e kanë pasur dokumentacionin e kompletuar siç është kërkuar.

Komisioni ka konstatuar se, listat përfundimtare me përfitues duhet edhe njëherë të shikohen nga universitetet dhe të dërgohen të qarta, me emrat e përfituesve.

Gjatë ditës së sotme i kanë dorëzuar në MASh listat edhe Universiteti i Prishtinës dhe ai i Gjakovës, prandaj MASh njofton se Komisioni brenda Ministrisë gjatë ditës së hënë (24 gusht 2020) do ta mbajë takimin për të shqyrtuar dokumentacionin e kompletuar të të gjitha universiteteve publike dhe të përfundojë këtë proces.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

code