Një 64 vjeçare vdes në aksident trafiku në Ferizaj

Një 64 vjeçare vdes në aksident trafiku në Ferizaj

Një 64 vjeçare ka ndërruar jetë pasiqë është goditur nga një veturë mëngjesin e sotëm në Ferizaj.

Sipas policisë, deri aksidenti erdhi shkaku i pakujdesisë së ngasësit 20 vjeçar.

“Sipas raporteve të para, ngasësi i automjetit Opel Combo, me targa lokale, E.K.. ( M/Shtetas i Republikës së Kosovës, 20 vjeç),nga pakujdesia, me anësoren e djathtë godet këmbësoren SH.J. (F/Shtetase e Republikës së Kosovës 64 vjeçare) , me ç’rast e njejta pëson lëndime të rënda trupore”,

Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të Prokurorit të shtetit është dërguar për obduksion, ndërsa ngasësi automjetit është ndaluar për 48 orë, transmeton Klan Kosova.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

code