December 24, 2020 By mesazhi.online 0

Pamje/Rrahje si kjo veç në filma aksion, 15 adoleshentë në Fier përleshën dhunshëm

Një sherr masiv ka ndodhur në qytetin e Fierit, ku një grup adoleshentësh janë përleshur dhunshëm me njëri tjetrin.

Ngjarja ka ndodhur në sheshin e parkimit pas qendrës së qytetit, ku beteja është kapur nga kamerat e sigurisë së një biznesi aty pranë.

Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga FaxNews të rinjtë gjatë përleshjes kanë përdorur dhe mjete të forta si çekiç.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00 të ditës së sotme dhe sipas burimeve nga të rinjtë kanë pasur dhe armë me vete të cilat nuk i kanë përdorur.

Policia ka nisur hetimet në lidhje me këtë ngjarje të rëndë e cila mund të kishte kôlápsuar në një tragjèdí të vërtetë.