December 23, 2020 By mesazhi.online 0

Paralajmëron doktori: U mbyllëm apo s’u mbyllëm deri në prill do të vdesin kaq persona nga Covid-19

Doktori i njohur, Elmi Olluri, ka thënë se në Kosovë nga Covid-19, deri në fund të pandemisë do të vdesin 1400 -1600 të infektuar.

Olluri, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se në rastin e Kosovës nuk duhet të veprohet si vepron Europa.

Sipas tij, qytetarëve ju duhet vetem distanca, maska dhe higjiena, asnjë masë tjetër, ndërsa shton se trendi i uljes është rezultat i imunitetit të tufës, jo i masave restriktive.

“Ne i kemi specifikat tona, popullata e re, imuniteti kolektiv në sëmundjet infektive në përgjithësi, virale, parazitare, gjenetka etj” shkruan ai.

Tutje, ai shton se ky numër i të infektuarve në vend nuk është real, pasi i njejti duhet të shumëzohet me 10,1 që sipas tij do të thotë se në Kosovë ka rreth 464600 të infektuar.

“Sipas kësaj analize i bie që në Kosovë është krijuar imuniteti kolektivë në rreth 70% të popullatës” shton ai.

Ai thekson se Kosovës i duhen edhe tre muaj që ta arrij imunitetin 100%.

“Për këta tre muaj në Kosovë mund të vdesin nga Covid-19 edhe 260-460 të infektuar, u mbyllëm apo s’u mbyllëm.” shkruan tutje Olluri.